Belgu i bindur se do të gjejë akordin me londinezët, Lukaku: Inter nxirr paratë, me Çelsin merrem unë!

“Me Çelsin do të merrem unë”. Është kjo fjalia që, sipas “Corriere dello Sport”, Romelu Lukaku i ka transmetuar Interit në takimin e klubit zikaltër me avokatin, jo vetëm duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në Milano, por edhe duke i hequr Bepe Marotës një peshë të madhe nga shpatullat.

LUKAKU

Po sipas së përditshmes, administratori i deleguar i zikaltërve e ka të vështirë gjetjen e gjuhës së përbashkët me Marina Granovskaiën, që edhe pse drejt largimit, është aktualisht ende drejtoreshë e Çelsit dhe për këtë vetë lojtari do të jetë ai që do të negociojë transferimin e tij.

Jo vetëm me Granovskaiën, por brenda 15 ditësh, belgu pritet të takojë edhe pronarët e rinj të londinezëve, i asistuar edhe nga Tomas Tuhel.

Trajneri, që nuk ka qenë asnjëherë një pikë mbështetëse për 29-vjeçarin në aventurën e tij në Londër dhe me të cilin nuk ka arritur asnjëherë të ndërtojë një marrëdhënie të mirë, tani pritet të shndërrohet në aleatin kryesor të tij për të arritur qëllimin e përbashkët të të dyve: largimin e Lukakut nga Çelsi.

Thënë këto, e vetmja gjë që sulmuesi dëshiron nga zikaltrit është të mos e lënë të zbehet dëshirën për ta rikthyer dhe mbi të gjitha të jenë të gatshëm të paguajnë shifrat që do të kërkohen për huazimin, si e vetmja mënyrë për t’u bashkuar.

Ndërsa shifrat ngelen ende për t’u përcaktuar, 25 milionë euro është shuma e fundit e përfolur për huazimin njëvjeçar, e papërballueshme për zikaltrit që tani shpresojnë se Lukaku do të bindë blutë që në fund të fundit nuk duan të mbajnë në skuadër dikë që nuk dëshiron të qëndrojë.

Por ndërkohë që pritet takimi me pronarët, vetë Lukaku është i grumbulluar me kombëtaren, aty ku nuk ka si t’u shpëtojë pyetjeve për të ardhmen.

Pa një përgjigje konkrete, “BigRom” ka zgjedhur buzëqeshjen ndaj pyetjes nëse do të kthehet tek Interi, por me një frazë ka përmbledhur edhe situatën e momentit.

“Nuk mund të flas”, është shprehur mbi informacionin që iu kërkua për të ardhmen edhe pse dëshira e tij për të riveshur fanellën zikaltër nuk është më një sekret për askënd, madje është aq e madhe sa Lukaku është gati të ulë rrogën e tij nga 6.5-7 milionë euro nga 12 milionë euro plus 3 në formë bonusesh që përfiton në Angli.

Përgatiti: NISLI GJINI


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×