Reali i dashuruar me gjermanët, Rydiger bëhet legjionari i 11-të

Gjermania bashkë me Francën janë dy vendet që furnizojnë Realin e Madridit me më shumë lojtarë në Europë, për të vijuar më pas me Brazilin dhe Argjentinën në Amerikën e Jugut.

rydiger

Transferimi i Antonio Rydigerit këtë javë konfirmon lidhjen speciale të klubit spanjoll me lojtarët nga ky vend, që rrënjët e origjinës i ka shumë të hershme.

Sot në skuadrën e parë të Ançelotit mbrojtësi do të gjejë një tjetër futbollist gjerman, Toni Krosin.

Por i pari gjerman që veshi fanellën e kampionëve të Europës ishte Valter Roziçki, një mesfushor që mbërriti në Madrid (nuk ishte ende Reali) në 1913 nga Barcelona. Ai luajti vetëm 4 ndeshje përpara se t’i bashkohej ushtrisë së vendit në Luftën e I Botërore.

Kaluan shumë dekada përpara se të mbërrinte teutoni i dytë në Madrid: ishte Gynter Necer, i cili u transferua në Madrid në vitin 1973, në të njëjtin vit kur u hapën kufijtë e futbollit spanjoll.

Te Barcelona mbërriti Krojf dhe dy rrugët e klubeve u ndanë. Reali zgjodhi trurin e Borusias së Mënshengladbahut, por ai qëndroi vetëm 3 vite në Madrid. Një vit pas Necerit u transferua Pol Brajtner, kampion Europe me Bajernin dhe bote me Gjermaninë Perëndimore.

Në 1977 erdhi Uli Shtilike dhe qëndroi 8 vite, ndërsa fitoi shumë trofe. Një karrierë të shkurtër në klub patën edhe Bernd Shuster (1988- 90), Bodo Ilgner (1996-2001) dhe Kristof Metcelder (2007-2010).

Pas Botërorit të 2010-ës Reali transferoi dy mesfushorët e “Pancerave”: Sami Khedirën dhe Mesut Ozilin. Në vitin 2014, pas Botërorit të Brazilit ishte radha e Toni Krosit për të mbërritur në Madrid. Dhe historia e numrit 8 flet vetë. Ai është ende një prej lojtarëve më të mirë të kampionëve të Spanjës dhe tashmë do të ketë edhe një bashkatdhetarin e tij, i cili firmosi një kontratë 4-vjeçare në “Bernabeu” pasi i përfundoi marrëveshja me Çelsin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×