VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, zjarrfikësit në vendngjarje

Capture

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se zjarri ka qenë i vrullshëm dhe ka dëmtuar çatinë dhe mjedise të banesës.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëseve që i kanë vënë flakët nën kontroll duke mos lejuar rrezikimin e përhapjes se zjarrit në mjedisin për rreth.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me shkaqet që kanë nisur zjarrin.

Dëmet materiale kanë qenë të shumta. Policia ka nisur hetimet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×