Alternativa e Imobiles në sulmin e Lacios, Tare nis tratativat për transferimin e sulmuesit të Interit

Drejtori sportive i Lacios, Igli Tare duket se po mendon edhe për repartin e avancuar të Lacios, ku zgjedhjet për trajnerin Sarri janë të pakta. Në këto kushte duket se Tare ka kontaktuar Interin për t’i kërkuar informacione lidhur me sulmuesin italian Andrea Pinamonti.

PINAMONTI

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, marrëdhëniet e mira mes klubeve mund të ndihmojnë në realizimin e këtij transferimi me Interin që do të donte të arkëtonte një shumë prej 20 milionë eurosh për kartonin e 23-vjeçarit.

Paraqitjet e mira me Empolin, ku italiani gjendej i huazuar në sezonin e shkuar kanë bërë që disa klube italiane të vihen pas tij në këtë merkato, me Lacion dhe Taren që duhet të lëvizin me shpejtësi për ta fituar konkurrencën në këtë garë për transferimin e Pinamontit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×