
Një 68-vjeçar nga Delvina është gjetur i pajetë nga familjarët ditën e sotme, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”.
Policia dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një armë gjahu.
“Ditën e sotme rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij”, bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.