“E stisur nga kundërshtari im politik Alqi Bllako”/ U filmua duke dhënë para në këmbim të votave, SPAK kërkon 1 vit burg për kandidatin e LSI, ja çfarë deklaroi

Spaku

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputet të LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shitblerjes së votave. Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.

Ndërkohë vet ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politik si Alqi Bllako i arrestuar për Inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte në lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundërshtarët e Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×