FOTOLAJM/ SPAK shtyn pretencën, anëtares së KPK i ndodh diçka e pakëndshme, e ‘tradhton’ këpuca

Whatsapp Image 2022 07 29 At 1.57.19 Pm

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja u paraqit këtë të premte në GJKKO, ku pritej që SPAK të shpallte pretencën për të. Por ky i fundit e ka shtyrë dhënien e pretencës për në 12 shtator, për shkak të mungesës së prokurores për arsye shëndetësore.

Çiftja është nën akuzë për fshehje dhe deklarim të rreme të pasurisë. Teksa Çiftja hynte në ambientet e gjykatës, një prej këpucëve e ka ‘tradhtuar’, pasi taka ka ngecur në trotuar.

Me shumë sportivitet, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka riveshur sërish këpucën, dhe ka vijuar të hyjë në ambientet e gjykatës bashkë me avokatët. Për më tepër shihni fotot e publikuara nga LSA.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×