Juventusi i ofroi një kontratë të re me pagë më të ulët, titullari i skuadrës pranë largimit nga “Zonja”

Juventusi ka filluar nga puna në merkato ku një prej strategjive të ndjekura ka qenë ai i uljes së pagave që përfitojnë disa prej lojtarëve në skuadër për t’i përdorur ato para në transferimet e lojtarëve të rinj. Ky duket të jetë edhe rasti i Huan Kuadrados, me kolumbianin që duket se nuk e ka marrë mirë këtë propozim të bardhezinjve dhe ka kërkuar largimin.

KUADRADO 1

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Juventusi i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare me një ulje page nga 5 milionë që futbollisti përfiton aktualisht në 3 milionë. 33-vjeçari duket se nuk ka qenë dakord me këtë propozim për të ulur pagën e tij në mënyrë që klubi të transferojë futbollist të tjerë.

Atletiko Madrid është në nga skuadrat e interesuara për Kuadradon, me gjigantët spanjoll që do përpiqeshin ta transferonin mbrojtësin në rast të një divorci me Juventusin.

Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi i ofroi një kontratë të re me pagë më të ulët, titullari i skuadrës pranë largimit nga “Zonja”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook