
Gjatë gjithë karrierës së saj ajo është njohur për format e saj trupore perfekte. Por pamja e Elle Macpherson që sfidon moshën është gjithashtu ikonike. Supermodelja, 58 vjeçare, dukej vite më e re teksa u shfaq pa frimë gjatë një udhëtimi në Maltë me familjen e saj. Nëna e dy fëmijëve shkëlqente vetëm me pak fondatinë dhe maskara të aplikuar në fytyrën e saj.
Ellei kishte kapur flokët topuz të çrregullt dhe veshi një fustan të zi, i cili nxirrte në pah format e saj.
Në fillim të kësaj jave, Elle mahniti me bikini ndërsa pushonte në bordin e një varke luksoze që lundronte rreth ishullit të Maltës. Ajo pozoi për një sërë fotosh në Instagram e veshur me rrobabanjo të zeza dypjesëshe, ndërsa vështronte oqeanin.
Në fotot e tjera të shpërndara në Instagram Story, Elle ishte ulur përkrah miqve të familjes teksa lundronin duke shijuar perëndimin e diellit. Ajo u fotografua gjithashtu e ulur në pjesën e pasme të varkës, ndërsa mbante një kapele Christian Dior.
Elle kishte veshur një fustan maxi prej liri dhe aksesor teksa pozonte përballë një ndërtese me gur. Ajo dukej se po udhëtonte pa një partner, pavarësisht se u përfol se ishte në lidhje me bankierin francez me bazë në SHBA, Olivier Sarkozy, ish-bashkëshortin e Mary-Kate Olsen. Në shkurt, Elle dhe Olivier u panë në një koncert të Elton John në Nju Jork. Në atë kohë, një dëshmitar okular tha për The Mirror: ‘Ata dukeshin vërtet të lumtur së bashku.’