Gavi vendos rekord të ri për kombëtaren e Spanjës, Luis Enrike: Nuk flas më për të

Luis Enrike i çuditi të gjithë disa muaj më parë kur vendosi t’i jepte çelësat e mesfushës të Spanjës adoleshentit Gavi. Ylli i ri i Barcelonës po bënte mirë me klubin e tij, por Luis Enrike insistoi se ai ishte që tani gati për përfaqësuesen që drejton.

gavi

Sot, Gavi ia shpërbleu edhe me gol në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, duke shënuar në fundin e pjesës së parë. Një gol që e fut në historinë e përfaqësueses spanjolle, pasi në moshën 17 vjeç e 304 ditë, u bë lojtari më i ri në historinë e iberikëve që shënon me “La Roja”, duke thyer me 7 ditë rekordin e mëparshëm që mbahej nga shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Ansu Fati.

“Për Gavin nuk do të flas më”, tha pas ndeshjes Luis Enrike. “Ua kisha thënë që ka aftësi të shënojë gola dhe do të vazhdojë të shënojë. Dhe më e mira e Gavit është paketa e kompletuar, raca e lojtarit të cilës i përket, lufta dhe cilësia që ka”, theksoi trajneri pas sfidës të barazuar 2-2.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×