Të lidhur e të kequshqyer, gruaja bashkë më dy fëmijët u mbajtën në izolim për 17 vite në ‘shtëpinë e tmerrit’, arrestohet burri në Brazil

Brazil

E rëndë është ngjarja e raportuar në Brazil. Një burrë, Luiz Antonio Santos Silva, ka mbajtur të izoluar gruan dhe dy fëmijët për rreth 17 vite në një kasolle të izoluar, ose ‘shtëpia e tmerrit’ siç e raportojnë mediat e huaja.

Për gati 17 vite gruaja dhe dy fëmijët ‘të burgosur’ në Rio de Zhanerio duruan tortura të tmerrshme fizike e psikologjike, ndërsa burri u kujdes që britmat e tyre të mos dëgjoheshin, duke mbajtur muzikë të lartë dhe duke  u prezantuar edhe si DJ në lagjen ku ishte vendosur , në perëndim të qytetit brazilian.

Sipas mediave të huaja gruaja dhe dy fëmijët e saj u gjetën dje nga autoritetet lokale në rajonin Guaratiba pas një ankese anonime.

Të tre “të burgosurit” u gjetën të lidhur, të pisët dhe të keq ushqyer, thuhet në deklaratën e policisë, menjëherë pas arrestimit të babait,.

 

Fy3fonzxoaasi88

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×