Përfaqësuesja e Kosovës nuk ia ka dalë të marrë pikë edhe në ndeshjen e dytë në grupin e saj të Ligës C ndaj Greqisë. “Dardanët” janë mundur në shtëpi me shifrat 1-0 në një sfidë të cilën e kanë mbyllur me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq.
Ekipi i drejtuar nga Zhires e nis ndeshjen në sulm dhe dukej se mund të konkurronte me Greqinë për të marrë pikët e plota dhe për të kërkuar kreun e grupit. Por një gjuajtje nga jashtë zonës e Bakasetas mposhti Muriç dhe ndryshoi planet pasi “Dardanët” nuk ditën të reagonin, duke rrezikuar edhe të pësonin golin e dytë.
Në fraksionin e dytë të lojës, kur Kosova dukej më kërkuese, erdhi kartoni i kuq i Alitit e kjo ua bëri të thjeshtë grekëve administrimin në minutat e fundit. Kartoni i kuq i Muriç i vuri vulën një ndeshje ku thuajse gjithçka shkoi mbrapsht për Kosovën e cila tashmë duhet të mendojë që të mos humbë më pikë në ndeshjet e radhës.
KOSOVË-GREQI 0-1
36′ Bakasetas
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Muriç ndal një aksion të grekëve me dorë nga jashtë zonës dhe largohet me karton të kuq duke lënë ekipin e tij tashmë me 9 futbollistë. (VIDEO)
83’ Goditje dënimi për Kosovën, Berisha harkon për Rrahmanin i cili gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Vlakodimos. (VIDEO)
72’ Fidan Aliti ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli dhe largon me të kuq mbrojtësin nga fusha e lojës.
65’ Zhegrova provon me një aksion personal nga e djathta, gjuajtja e tij nuk gjen katërkëndorin e skuadrës greke.
63’ Baldok shfaqet para Muriç me një depërtim në zonë, gjuajtja e tij ndalet nga Muriç i cili eviton golin e dytë. (VIDEO)
54’ Rashica tenton nga jashtë zonës, topi devijohet nga një mbrojtës i skuadrës greke dhe Vlakodimos detyrohet të ndërhyje për të evituar që të shkojë drejt rrjetës.
51’ Masuras harkon nga e majta, topi merr një trajektore të çuditshme e niset drejt portës, por për fat ndalet nga traversa e katërkëndorit të Muriç. (VIDEO)
46′ Pas një harkimi nga e djathta, topi devijohet rrezikshëm para Muriç nga Muriqi me sferën e cila për fat përfundon jashtë.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Greqisë.
36’ Goditje për Kosovën. Pas një aksioni në krahun e majtë, Bakasetas gjuan drejt portës nga jashtë zonës dhe mposht Muriç. (VIDEO)
27’ Gjuajtje e fortë e Fazlijit nga distanca, sfera përfundon jashtë.
20’ Gjuajtje e fortë e Muriqit, topi ndalet nga Mavropanos.
18’ Zhegrova tenton të hyjë në zonë me driblimet e tij, nuk ia del pasi bllokohet në vijën e zonës së rreptësisë nga dy mbrojtës grekë.
13’ Greqia mundohet të luajë në këto minuta me qarkullim të gjatë të topit dhe me sferën nga krahët për të harkuar në zonë.
4’ Zeneli në të majtën i afrohet portës dhe shfaqet para Vlakodimos, ky i fundit devijon gjuajtjen e tij jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
2’ Zhegrova provon me një gjuajtje që devijohet jashtë.
1’ Nis dueli mes dy skuadrave që kanë nga 3 pikë pas ndeshjeve të para.
FORMACIONET ZYRTARE
Arena e Lajmit

Loading…