VIDEO/ Mungesa e energjisë elektrike shkakton radhë kilometrike në Kapshticë dhe Qafë Thanë, numër i lartë udhëtarësh dhe pritje në dy pikat e kalimit

Kapshtice

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar radhë kilometrike në Qafë Thanë.

Për pasojë mesditën e sotme është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh dhe pritje të gjata në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Sipas informacioneve autoritetet doganore konfirmojnë se në Qafë Thanë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, aktualisht po punohet me gjenerator.

Momentalisht janë duke punuar 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×