“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar formacionin e sezonit për Serinë A dhe në 11-shen e përzgjedhur spikatin shtatë lojtarë të Milanit. Menja, Tomori, Teo Hernandez, Kalabria, Tonali, Leao dhe Zhiru, nga kuqezinjtë teksa 4 vendet e tjera janë Bremer i Torinos, Brozoviç i Interit, Milinkoviç-Saviç i Lacios dhe Berardi i Sasuolos.
Përzgjedhja nuk mund t’i vendosë të gjithë në një mendje, por Huan Zhezusi i Napolit e ka vuajtur veçanërisht këtë formacion. Braziliani ka postuar lajmin në profilin e tij “Twitter” duke komentuar se i dukej sikur përzgjedhjet ishin bërë nga Pioli. Nuk kanë munguar talljet dhe kritikat me Huan Zhezusin që nuk ka ngurruar t’u replikojë komenteve.
“Po si mundet që në formacionin e më të mirëve të figurojnë Zhiru dhe Tomori? Në këtë pikë le të pranojmë gjithçka fundja”, përfundoi mbrojtësi me një të kaluar tek Interi dhe Roma.
Arena e Lajmit

Loading…