Çështja e trajnerit mbetet ende e hapur te Dinamo, blutë marrin kohë për të vendosur të ardhmen

Te Dinamoja është e pazgjidhur edhe çështja e trajnerit. Për momentin, drejtuesit duket se kanë preferuar të marrin pak kohë. Kuptohet që kjo ka të bëjë me situatën aktuale, ku së pari duhet mbyllur çështja e lojtarëve.

dinamo

Gazeta ka bërë me dije se drejtuesit e klubit duan gjermanin Tomas Brdariç dhe se me të ka pasur kontakte, por vetëm kaq. Ndërkohë, mungon ende njoftimi zyrtar për mbylljen e bashkëpunimit me italianin Rodolfo Vanoli.

Emërimi i trajnerit pritet të bëhet sapo të qartësohet e ardhmja e lojtarëve aktualë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×