E do e gjithë Europa, talenti i mesfushës së Barcelonës ikën edhe… falas

Pablo Martin Paez Gavira, i njohur ndryshe si Gavi, është një nga talentet më të shndritshme që akademia e Barcelonës ka nxjerrë në vitet e fundit së bashku me Pedrin. Të dy janë themeli i ekipit të Ksavit, por situata mund të ndryshojë nëse nuk arrihet një akord për rinovimin e kontratës së Gavit e cila skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

gavi

Ende pa bërë 18 vjeç, ai ka luajtur 34 nga 39 ndeshjet e sezonit në kampionat, teksa ka qenë titullar në të gjashtë sfidat e grupit të Champions-it nga ku Barça nuk mundi të kualifikohej.

Dy gola dhe gjashtë asiste në La Liga plotësojnë panoramën e mesfushorit që mbi vete ka të gjithë vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë. Liverpuli e dëshiron prej kohësh dhe Klop do të bënte çmendurira për ta pasur në ekip, por edhe Bajerni i Mynihut e vrojton me vëmendje të veçantë situatën e djaloshit i cili pas një viti mund të largohet nga Katalunja falas.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×