E nisi sezonin me rekord, portieri arrin akordin me Bylisin për t’u larguar nga klubi

Ballshiotët aktualisht janë në fazën e projektimit të skuadrës së Superiores. Bylisi i Kategorisë së Parë ishte një skuadër që aktivizoi dhe promovoi shumë lojtarë të rinj, të cilët janë një e ardhme e sigurt.

alban miftari

Natyrisht, jo të gjithë do të jenë pjesë e skuadrës, por që klubi natyrisht që do t’i ketë në vëmendje, sidomos lojtarët që kanë kontrata afatgjata, si dhe ata të cilët kanë ardhur nga moshat.

Nga skuadra mallakastriote duket se në vijim nuk do të jetë më pjesë edhe portieri Alban Miftari, i ardhur verën e shkuar në Ballsh. Portieri e nisi sezonin me rekord, duke pësuar 1 gol në 10 ndeshjet e para, por pas dëmtimit që pësoi, kur ndenji disa javë larg fushës, e humbi vendin e titullarit.

26-vjeçari ka arritur akordin me klubin për t’u larguar. E ardhmja e tij pritet të jetë në Maqedoninë e Veriut. Në të shkuarën, Miftari ka luajtur me Shkupin, Skopjen, Vardar Forinon.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×