Ëngjëll Hoti është një nga lojtarët që verën e shkuar u afrua për të qenë titullar te Tirana. Lojtari, gjithsesi, nuk ia doli dot që të ishte stabël në mesfushë, me Tolin, Totren e Limajn. Treshja luajti para Hotit, por mesfushori nga Kosova thotë se për sezonin e ri do të diskutojë me klubin. Sipas tij, duke qenë 26 vjeç dhe në kulmin e karrierës, e ka të nevojshme që të jetë në fushë nga minuta e parë. Nuk është më i ri dhe kërkon që të ketë më shumë minuta. Ai është aktivizuar 1115 minuta në kampionat, në 32 takime, nga të cilat 11 si titullar, ndërsa ka shënuar edhe tre gola e tre asiste, ndërsa në Kupë 4 ndeshje dhe 223 minuta. Ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa vlera e kartonit vlerësohet 250 mijë euro.
Ëngjëll, që në vitin e parë kampion i Shqipërisë. Diçka që nuk ndodh shpesh?
Siç e dini, jemi shpallur kampionë të Shqipërisë. Është një ndjenjë shumë e bukur.
Si është të jesh pjesë e skuadrës kampione?
Si e keni parë skuadrën këto 36 javë kampionat që kaluan sa hap e mbyll sytë? Kemi kaluar shumë mirë me djemtë në fushë dhe jashtë saj. Kemi qenë një grup i vetëm dhe ia kemi dalë të fitojmë titullin, duke dominuar kampionatin.
Kujt ia dedikoni këtë titull?
Ju jeni kampion për herë të parë në karrierë? Këtë titull ia kam dedikuar familjes sime, prindërve, vëllezërve, dajave, xhaxhallarëve. Të gjithë më kanë mbështetur në çdo moment të karrierës kudo ku kam luajtur.
Ju vinit nga Kosova. Si do ta konsideronit këtë kampionat që keni bërë në Shqipëri?
Personalisht për mua nuk ka qenë një vit shumë, shumë i mirë. Unë, ama, nuk jam i kënaqur me minutazhin që kam pasur gjatë sezonit. Duke lënë tej çdo dëshirë që të luaja më shumë, e rëndësishme është që jemi shpallur kampionë të Shqipërisë. Them se kemi arritur të plotësojmë misionin tonë, duke fituar titullin.
Hoti, u kur jeni aktivizuar, për aq minuta sa keni qenë në fushë, pjesën tuaj e keni bërë. Keni shënuar gola, keni dhënë asiste…
Vetëbesimin unë e kam. E kam pasur gjithmonë. Nuk e kam humbur asnjëherë dhe kam dhënë më të mirën. Do të flas edhe një herë me stafin e klubit, me presidentin se si do të shkojë viti i ardhshëm për mua. Them kështu, sepse dua të jem në formacion. Jam 26 vjeç dhe nuk kam luksin të qëndroj në stol apo të mos luaj.
Që do të thotë?
Tani do të shohim se si shkon situata vitin e ardhshëm për mua.
OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit

Loading…