Demi Rose është më në formë se kurrë dhe këtë nuk nguron ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

Modelja nuk heziton të provokojë me pozat e saj çdo herë në Instagram. Edhe së fundmi ajo ia ka arritur qëllimit duke postuar disa foto nga pushimet e saj. Ajo duket e mrekullueshme në një palë bikini minimaliste ngjyrë vjollcë, teksa vë në pah linjat e saj bombastike.

“Unë dhe vetja ime,”-shkruan 27-vjeçarja krahas postit.

Demi shpeshherë shfaqet shumë e “nxehtë” në rrjete sociale. Edhe disa kohë më parë Rose publikoi një fotografi ku shihej e veshur me një kosum të markës “Fendi’ ku si duket do të jetë imazhi i ardhshëm i tyre.
Ajo kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë kafe me nuacat e së zezës dhe dukej më seksi se kurrë, teksa veshjes së zgjedhur i kishte përshtatur edhe një kapele.

Arena e Lajmit
Loading…
and then