Tradhtia e Zherard Pikesë ndaj Shakirës është një nga çështjet më të bujshme të ditëve të fundit.
Të shumtë kanë qenë komentuesit në rrjet që kanë reaguar kundrejtë këtij lajmi të “papritur”.
“Shakira, e cila ndjek shembullin e Henry Cavill dhe Chris Evans në 48 orët e fundit, është maja e feminizmit ”, -ka shkruar 29-vjeçarja duke iu referuar vendimit të këngëtares për të shmangur presionin e mediave.
Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Çifti ishin në një lidhje që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës Waka Waka në 2010. Edhe pse nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard mirëpritën dy djem, Milanin dhe Sashan, gjatë lidhjes së tyre.
Megjithëse në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, madje shkak për këtë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.
Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.
Arena e Lajmit

Loading…