Ardit Krymi, mesfushori shkodran, i cili për 8 vite ishte pjesë e Vllaznisë, në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ka përshëndetur tifozët, si dhe gjithë ata, me të cilët ka punuar në klub. Krymi largohet nga Vllaznia me medaljet e dy Kupave të fituara.
POSTIMI – “Të dashur tifozë dhe dashamirës të sportit shkodran. E ndiej për detyrë t’ju informoj për largimin tim nga Shkodra, nga ekipi i zemrës, Vllaznia.
Dua të falënderoj presidentin Alban Xhaferi, gjithë stafin drejtues të ekipit, trajnerët e mrekullueshëm, me të cilët unë kam punuar dhe jam stërvitur çdo ditë, pa harruar edhe tifozët e jashtëzakonshëm që Vllaznia ka dhe do të ketë gjithmonë.
Ata na kanë mbështetur në çdo cep të Shqipërisë dhe në çdo vështirësi që kemi kaluar dhe kurrë nuk na kanë braktisur. Një falënderim shumë i madh shkon për të gjithë lojtarët, me të cilët unë kam jetuar çdo moment, si në raste gëzimi ashtu dhe në trishtimi.
Po ashtu, nuk dua të harroj dhe punëtorët e logjistikes, të cilët na kanë ndenjur gati në çdo moment.
Besoj se në këto dy vitet e fundit Vllaznia ka bërë hapa pozitivë, duke fituar Kupën e Shqipërisë dy herë rresht dhe shpresoj shumë që në sezonin e ri të shpallet kampione e vendit.
Largohem nga Shkodra krenar për kontributin që kam dhënë për këtë qytet dhe shpresoj që një ditë të kthehem sërish. Mirupafshim Vllazni!”
ADMIR URUÇI – PANOERAMASPORT.AL

Loading…