“Kam pak marihuanë”/ Karabinierët e pyesin çfarë ka në çantë, përgjigjja e sinqertë nuk e shpëton 27-vjeçarin shqiptar nga burgu

Foto 2 640x367

Një 27-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Romës, është arrestuar për trafik droge. Aksioni antidrogë ndodhi në orën 15.00, kur agjentët e Skuadrës Fluturuese, duke kaluar nëpër Viale Rossini, ndaluan mjetin “Smart FourFour” për një kontroll rutinë.

Agjentët vunë re në sediljen e pasme një çantë të rëndë, që rëndom përdoret për të bërë pazar.

Në atë moment, të intriguar, ata e kanë pyetur të riun shqiptar se çfarë kishte brenda çantës, dhe ai me qetësi iu është përgjigjur duke thënë se ka marihuanë.

Pikërisht në atë moment sinqeriteti nisën telashet për të riun, të cilit iu vendosën menjëherë prangat dhe ndodhet pas hekurave në qelitë e burgut të Leçes.

Në fakt, në çantën e shqiptarit gjendeshin tre qese transparente me marihuanë që arrinin peshën totale,3300 kg. Droga dhe makina e përdorur për transportin e drogës u sekuestrua.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×