Monika Kryemadhi uron Shtetet e Bashkuara: Gëzuar 4 Korrikun o toka e lirisë dhe shtëpia e guximtarëve

Capture

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar amerikanët për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun.

“Toka e lirisë, duke qenë shtëpia e të guximshmëve. Gëzuar 4 Korrikun”, shkroi Kryemadhi në një postim në Instagram.

4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita kur në vitin 1776 delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada dhe koncerte.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×