Mançester Junajtid ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku pas largimeve të Matës dhe atij të Matiç, “Djajtë e Kuq” po studiojnë përforcimet e mundshme në mesfushë, ku një nga më të mundshmit është francezi i Juventusit, Adrien Rabiot.
Sipas “Tuttosport”, Junajtid ka kontaktuar Juventusin për t’i kërkuar informacion lidhur me mesfushorin që ka një kontratë deri në vitin 2023 me “Zonjën”. Alegri nuk e konsideron të pashitshëm lojtarin dhe do të lejonte largimin e tij për të financuar afrime të tjera si ai i Pol Pogba dhe Anhel Di Maria, si dhe do të kursente pagën e tij të majme prej 7 milionë euro neto në sezon.
Juventusi e vlerëson kartonin e Rabiot rreth 15-20 milionë me italianët që do të ishin të hapur të negocionin për mos e humbur mesfushorin me parametër zero, me francezin që do kishte mundësinë e largimit si lojtar i lirë në verë e ardhshme.
Arena e Lajmit

Loading…