Pagë e trefishuar, Milani gati të “blindojë” yllin e skuadrës

Pronësia e re e Milanit ka si prioritet kryesor “blindimin” e Rafael Leaos.

LEAO

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi i ka ofruar një rinovim të kontratës sulmuesit me një pagë të 3-fishuar, prej 4,5 milionë euro në sezon.

Milani kërkon me çdo kusht rinovimin e kontratës së yllit portugez për të larguar sa më shumë Realin e Madridit, që e sheh si ideal në skemat e Karlo Ançelotit.

Gjatë sezonit që përfundoi 22-vjeçari u aktivizua gjithsej në Serinë A në 34 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar dhe 10 asiste.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×