Në familjen e Kristiano Ronaldos më në fund ka patur festës pas periudhës që ai e cilësoi më të vështirën në jetë pas humbjes së djalit që po priste me Zhorzhinën.
Binjakët, Alana dhe Mateo, kanë festuan 5-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mund të mos festohej. Bukuroshja argjentinase ka ndarë një video të katër fëmijëve që bëjnë festimin ikonik të babit të tyre kur shënon gol “Siiiuu” teksa ka shkruar: “Gëzuar 5 vjetorin për dashuritë e jetës sime. Mami nuk mund të ishte më krenare për ju dhe qeniet e mrekullueshme që po bëheni. Ju dua me gjithë zemër.” Postimi përmban edhe disa foto e video nga festa e organizuar në shtëpi.
Nga ana tjetër, Ronaldo ka publikuar një foto të binjakëve teksa po ashtu ka bërë një dedikim të ndjerë. “Urime dashuritë e mia.
Babi nuk mund të ishte më krenar për ty, vazhdoni të jeni të lumtur dhe me ato buzëqeshjet e bukura. Ju dua shumë.”- shkruan ai krah fotos.
Më 18 prill përmes një postimi në rrjetet sociale Cristiano shkruante se fatkeqësisht djali i tyre humbi jetën gjatë lindjes dhe në jetë erdhi vetëm vajzë nga binjakët që prisnin. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”- shkruante mes të tjerash Ronaldo, i cili një ditë më pas mungoi në ndeshjen e Manchester United me Liverpool.
Kristiano dhe Zhorzhina zbuluan në fillim të muajit maj se emri i vajzës së tyre të porsalindur është Bella Esmeralda. E dashura e asit portugez njoftoi emrin që kishin zgjedhur për të voglën me tre foto të adhurueshme të saj.
Ndërkohë, kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë as në fushë për CR7, flasim këtu në nivel klubi pasi në aspektin personal ka qenë shumë mirë. Ylli portugez ka shënuar 20 gola në Premier League. Në fakt, 37-vjeçari është golashënuesi i tretë më i mirë në ligën angleze, pas Mohamed Salah të Liverpool-it dhe Son Heung-min të Tottenham.
Megjithatë, Junajtid po kalon një nga sezonet më të këqija në historinë e tij pasi djajtë e kuq e gjejnë veten jashtë “Champions League” teksa kjo është hera e parë për Ronaldon që kur bëri debutimin e tij për Sporting CP në 2002/03 jashtë kompeticionit europian.
Arena e Lajmit

Loading…