Mançester Siti duket se e ka kompletuar repartin e sulmit me afrimet e Julian Alvarez dhe Erling Haland, me “Qytetarët” që tani po mendojnë për largimet ku një nga më të pritshmit është ai i Gabriel Zhezus.
Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Cadena Ser”, gjigantët anglez duket se ja kanë ofruar kartonin e sulmuesit dy ekioeve të Madridit, ku Atletiko duket se e ka hedhur poshtë si ide ndërsa Reali ka marrë kohën e duhur për ta vendosur.
Kontrata e Zhezus me klubin përfundon në vitin 2023 me Sitin që do të dëshironte të arkëtonte para nga sulmuesi dhe jo ta humbiste me parametër zero në verën e ardhshme, nga ana tjetër Reali do të afronte më në fund një sulmues në skuadër pas dështimit në tratativën me Kilian Mbape.
Arena e Lajmit

Loading…