Rikthimi i tij ndryshoi Milanin, Ibra takohet me drejtuesit për t’i komunikuar të ardhmen. Ja vendimi i suedezit

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë një nga pikat kyçe të Milanit që pas rikthimit të tij te kuqezinjtë, ku shumë nga tifozët vendosin atë si liderin e skuadrës dhe një nga përgjegjësit kryesor për suksesin e kuqezinjve në kampionat. Pavarësisht problemeve të shumta fizike në sezonin e fundit Ibra dëshiron të vazhdojë të luaj dhe këtë vendim pritet t’ia komunikojë edhe drejtuesve kuqezinj në orët e ardhshme.

IBRAHIMOVIC

Sipas “Corriere dello Sport”, suedezi ka marrë garanci nga na e mjekëve pas operacionit në gju se do të jetë i aftë për tu rikthyer dhe për të vazhduar edhe një sezon tjetër në nivele të larta.

Në këto kushte Maldini, i cili e kishte theksuar se më parë që klubi do të dakortësohej me çdo vendim të Ibrës do t’i ofrojë një kontratë të re për një vit tjetër 40-vjeçarit, ku detajet lidhur me pagën mbeten ende për t’u vendosur.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×