Rrethi çiklistik/ Sefa pas triumfit: Ishte gara më e vështirë e karrierës!

Menjëherë pasi u kurorëzua kampion në Rrethin e 79-të Çiklistik, Ylber Sefa rrëfeu emocionet për “Panorama Sport”. 31-vjeçari, i cili jeton prej vitesh në Belgjikë, shumë i gëzuar pas këtij suksesi, do të shprehej:

ylber sefa

“Jam shumë i lumtur, ndihem i privilegjuar dhe njëkohësisht i vlerësuar nga djemtë e ekipit kombëtar dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Gjithashtu, jam shumë i kënaqur me punën e palodhur të djemve të Kombëtares dhe ishte një fitore e përbashkët”. Sefa, më tej, falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur:

“Dedikimi i parë i shkon familjes sime, sepse prej 16 vitesh ata kanë qenë dhe janë mbështetja ime më e madhe. Kanë sakrifikuar shumë për mua që të marr maksimumin në këtë sport dhe u jam shumë mirënjohës. Gjithashtu triumfi i dedikohet edhe të dashurës sime, e cila është po ashtu është një mbështetje e madhe për mua”.

Çiklisti kuqezi më tej ndalet te vështirësitë për të mbërritur te suksesi:

“Ka qenë një ndër garat më të vështira të karrierës sime, sepse niveli i garës ka qenë në nivel ndërkombëtar, saktësisht e organizuar nga Federata Botërore e Çiklizmit.

Konkurrenca ka qenë shumë e madhe, ama vështirësia jonë qëndronte në faktin se ekipi kombëtar nuk ishte në momentin e tij më të mirë. Djemtë e tjerë u lodhën shpejt sepse nuk kishin bërë stërvitjen e duhur në varësi të këtij turi.

U detyrova që gjithë ngarkesën e garës ta përballoja i vetëm dhe fatmirësisht ia dola me sukses”.

Në fund Sefa flet edhe për të ardhmen: “Fillimisht synoj të marr pjesë në Turin e Kosovës, së dyti në Europian si dhe në Lojërat Mesdhetare. Nuk dua të harroj as disa gara të rëndësishme në Belgjikë.

Kjo fitore e vështirë e arritur në Shqipëri do të më ndihmojë shumë për të ruajtur formën e mirë fizike”, përfundon Sefa.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×