Sherr në Dhërmi/ Grushte e sende të forta mbi 3 pushuesit nga Tirana, babë e bir tregojnë forcën, por shpallen në kërkim

1654111564 Policianaten

Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kanë dhunuar tre pushues nga kryeqyteti. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës pas plagëve të marra.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se, në Dhërmi, kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushte, për motive të dobëta, shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen.

Ndërkohë, policia sqaron se është duke punuar për kapjen e autorëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×