VIDEO/ Disa zona të bashkisë Finiq nën pushtetin e zjarreve, ushtria dhe zjarrfikëset në luftë me flakët

5007aad8 C746 4ec5 Ba0d 9b659dcf7029

Forcat e shërbimit zjarrfikës në territorin e administruar nga Bashkia e Finiqit  janë duke bërë përpjekje  të vazhdueshme nëpërmjet tokës dhe ajrit që prej ditës së djeshme për të vendosur ne kontroll flakët që patën fillesën në Dropull dhe përfshinë me pas zonën Pecë-Kardhikaq dhe Muzinë.

Konkretisht në zonë po veprojnë ekipet e shërbimit zjarrfikës dhe ushtrisë  dhe nëpërmjet ajrit po veprojnë avionët e ardhur nga Greqia si dhe një helikopter i ushtrisë.

Zjarri pasi përfshiu zonat e lartpërmendura ka vijuar të përhapet me shpejtësi edhe tek Maja e Leftokares, mbi Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Sipas burimeve nga specialistë të bashkisë zjarri është në kontroll.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×