
Taylor Swift do t’i bëjë ‘armikes’ Kim Kardashian dhuratën më të mirë për ditëlindje: albumin e saj të 10-të.
Pas njoftimit në ‘MTV Video Music Awards 2022’ të dielën mbrëma, këngëtarja “Style” zbuloi se do të publikojë një album të ri të quajtur “Midnights” më 21 tetor, që nuk është një e premte e zakonshme.
Data – ndoshta rastësisht, megjithëse ‘Swifties’ e dinë që ylli i popit merr çdo vendim me qëllim – është ditëlindja e yllit të “Kardashians”.
‘Swifties'(baza e fansave të flakët të Taylor), por dhe njerëz të tjerë të shumtë vërshuan në Twitter me teoritë se interpretuesja e “All Too Well” po tenton të lëjë në hije Kim Kardashian, me të cilën ajo ka patur marrëdhënie të këqija që nga viti 2016 pasi 41-vjeçarja zbuloi një telefonatë të Taylor me Kanye West ku këngëtarja i dha leje burrit të saj asokohe leje për të përdorur frazën “Më duket sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë akoma seks”.
“Publikimi i një albumi të ri në 13 vjetorin e shfaqjes së Kanye West në ‘VMA’, 5 vjet pas premierës së ‘LWYMMD’ në ‘VMAs’, i cili do të dalë në ditëlindjen e Kim Kardashian është sjellje ikonike. #MeetMeAtMidnight”, shkroi një fans në Twitter, duke iu referuar West, i cili ndërpreu fjalimin e Swift në shfaqjen e çmimeve në 2009.
“Albumi i ri i Taylor Swift del në të njëjtën ditë me ditëlindjen e Kim Kardashian, ajo e njoftoi atë në VMA 13 vjet pas incidentit të Kanye-s dhe në të njëjtën datë kur Carly Rae Jepsen lançoi albumin e saj të ri, i cili menaxhohet nga Scooter Braun,” -shkroi një tjetër fanse, duke iu referuar grindjes së Swift me menaxherin e muzikës Braun.
“Taylor Swift do të publikojë albumin e ri më 21 tetor. Ajo e shpalli albumin 13 vjet pas atij incidentin me Kanye. A e dini kush ka lindur me 21 tetor? Kim Kardashian. E dua bjonden. Ajo është e çmendur”, shkroi një tjetër në Twitter.
Swift iu përgjigj publikimit të telefonatës nga Kim në Snapchat me një deklaratë që e përshkroi veprimin si “prishje e reputacionit të saj”, duke thënë se ajo ishte “pikturuar gabimisht si gënjeshtare” sepse klipet e shpërndara sugjeronin se ajo miratonte tekstin e Kanye.
“Ku është videoja e Kanye që më thotë se do të më quante ‘ajo kurvë’ në këngën e tij? Nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë,” tha ajo. “Doja ta besoja Kanye-n kur më tha se do të më pëlqente kënga. Doja që të kishim një marrëdhënie miqësore. Ai premtoi se do ta bënte këngë për mua, por nuk e bëri kurrë.”
E gjitha filloi kur Taylor u ngjit në skenë për të marrë çmimin e saj në 2009, por u ndërpre nga Kanye West – i cili refuzoi të hiqte syzet e diellit – duke protestuar me zë të lartë se Beyoncé duhet të kishte fituar në vend të kësaj, për videoklipin e saj “Single Ladies”.