Dhuna në familje në Fier/ 73-vjeçari me motrën rrahin gruan e të moshuarit, arrestohen. Në pranga dhe një bashkëshort dhunues

Auto Auto Rrahje Dhune 600x35815788233291579348606 1 780x439

Dhuna në familje godet sërish në Fier, ku janë raportuar dy raste gjatë 24 orëve të fundit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasit S. P., 73 vjeç dhe R. B., 58 vjeçe, banuese në Fier (vëlla e motër), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit S. P.

Po kështu në pranga ka përfunduar dhe shtetasi Sh. K., 46 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijës së mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×