E para në histori, ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë thyen një tabu

Ndeshja e sotme mes Islandës dhe Shqipërisë ka shënuar një risi në përballjet mes dy ekipeve. Për herë të parë, në atë që ishte takimi i 8 mes skuadrave, është regjistruar një barazim.

bandicam 2022-06-06 22-55-40-731

Deri tani, në 7 ndeshjet e mëparshme kishte qenë Islanda që kishte kryesuar me 4 fitore ndaj kuqezinjve që kishin 3 të tilla dhe asnjë ndeshje ku ishin shënuar barazime. Kjo “tabu” u thye pasi ndeshja e sotme regjistroi barazimin e parë mes dy skuadrave pasi në fund të 90 minutave shifrat ishin 1-1.

Sa i përket golavarazhit, përfaqësuesja e Islandës ka avantazhin e një goli, pasi ka shënuar 11 në ndeshjet ndaj kuqezinjve kundrejt 10 të Shqipërisë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×