Fakaj: Nuk jemi mësuar me këtë përgjegjësi, kureshtar ta shoh si do të luajmë duke qenë pretendentë

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ervin Fakaj, e cilëson një situatë shumë të veçantë të të kuqezinjve të drejtuar nga Edi Reja. Shqipëria është në një pozicion të pazakontë për të, si pretendente për të fituar grupin dhe Fakaj theksoi për “SuperSport” se ishte kurioz të shihte në veprim Shqipërinë me këtë status të veçantë.

fakaj

“Mungojnë disa lojtarë të cilët kanë qenë lojtarë që kanë qenë pjesë e formacionit bazë. Ne duhet të bëjmë llogaritë me ata që janë, sigurisht të vjen keq se çdo trajner do të donte të kishte të plotë grupin e lojtarëve. Sidomos në ndeshjen e parë zyrtare. Por ne prandaj kemi një grup kaq të madh dhe sigurisht ata që luajnë kanë përgjegjësinë e vet për të dhënë maksimumin dhe zëvendësuar maksimalisht ata që nuk janë.

Ne hyjmë si pretendentë, rrallë na takon dhe kjo është një lloj përgjegjësie me të cilën nuk jemi mësuar. Ndaj jam kurioz të shoh si do të shkojmë duke qenë pretendentë kryesorë të këtij grupi”, tha Fakaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×