“Faleminderit Ministri i Mbrojtjes”, ishi i Partizanit dhe Kukësit largohet pas 3 vitesh nga skuadra e…

Drita dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vite bashkëpunim. Lajmin e ka konfirmuar vetw klubi nënkampioni i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

cuculi

Cuculi u bashkua me klubin nga Gjilani në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola. Në edicionin 2019/20 ai fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës me këtë skuadër.

Te Drita, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Europë). Vlen të theksohet fakti se Cuculi është aktivizuar edhe në Superiore me Partizanin dhe Kukësin.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Faleminderit “Ministër i Mbrojtjes”
FC DRITA dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vitesh bashkëpunim.
Cuculi u bashkua me ne në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola.
Në edicionin e parë me klubin tonë 2019/20 fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës.
Te DRITA, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë).
FC DRITA falënderon Cuculin për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë.
DRITA

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×