I padëshiruar nga Guardiola, sulmuesi i Mançester Sitit i ofrohet Realit të Madridit

Sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Zhezus, është lojtari i fundit, i cili i është ofruar Realit të Madridit në këtë merkato vere.

GABRIEL ZHEZUS

Ai i shtohet një liste të gjatë ku bëjnë pjesë edhe Rafael Leao, Sterling, Lukaku dhe të tjerë.

Por sipas “Cadena Ser”, rasti i Gabriel Zhezus është i ndryshëm nga ai i të tjerëve.

Reali me sa duket e pëlqen sulmuesin dhe duke parë se Mbape tashmë do të qëndrojë në Paris, braziliani i “Qytetarëve” mund të shihet si një alternativë e mirë në sulm.

Për më shumë, edhe vetë trajneri Ançeloti e ka dhënë miratimin e tij për afrimin e sulmuesit në radhët e Realit.

Gjithsesi, e ardhmja e tij në Madrid do të varet nga largimet e mundshme të Marianos ose Joviçit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×