Inceneratorët/ “Nuk justifikohet nga veshja me mantel politik”, gazetari Kikia: Do i bëja me qejf 2 vite burg për 30 mln euro

Capture

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, sot po diskutohet në lidhje me aferën e inceneratrëve.

Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se inceneratorët janë të lidhur me aferën e evazionit në tërësi, por se përfshirja në këtë skemë edhe e inceneratorëve, e rrit peshën e aferës.

“Kemi të bëjmë me dy ngjarje, afera e evazionit në tërësi dhe kjo nuk është hera e parë, më herët kanë shkuar në dyert e drejtësisë rrjete të tëra kompanish fiktive ku përfitonin rimbursimin e TVSH. E reja në këtë histori është përfshirja edhe e inceneratorëve dhe implikimi i tyre merr një tjetër peshë si ngjarje edhe pse edhe pa këtë është një ngjarje e rëndë.

Këtu kupton që ka ende për të ndodhur, duhet të presim nga organet e drejtësisë. Duhet vënë para një çështje tmerrësisht e rëndë që në rastin më të mirë mund të ketë ndodhur si pasojë e paaftësisë së institucioneve shqiptare dhe në rastin e keq nga bashkëpunimi. Afera është më shumë se e rëndë dhe nuk mund të justifikohet veshja me mantel politik.

Ata të aferës së parë janë dënuar për evazion. Të gjithë do të ishim gati të shkonim në burg për 2 vjet për aq sasi parash. Kush nuk do të donte 30 mln dollarë për 2 vite burg?”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×