Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Islandën në transfertë. Në një intervistë për “Super Sport”, autori i golit të vetëm për Kombëtaren, Taulant Seferi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

“E bëra golin dhe mendova t’i marrim tre pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë.
Besoj se kjo është nga puna që kam bërë me klubin dhe që kam marrë vetëbesimin.
E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli.
E ndjeva që po më vinte topi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. E kisha dhe atë shansin me kokë. Pjesën e dytë nuk e bëmë ndeshjen e mirë”, ishin fjalët e Seferit.
Arena e Lajmit
Loading…
and then