“Kam fjetur me mbi 700 meshkuj”- Ylli i televizionit flet për varësinë ndaj seksit: Sundoi jetën time, por s’pendohem…

Belinda-Love-Rygier1-500x401-1-2

Australiania Belinda “Love” Rygier pretendon se ka fjetur me mbi 700 burra ndërsa luftonte me varësinë ndaj seksit, që “sundonte” jetën e saj.

Rygier, e cila u shfaq si konkurrente në Bachelor Australia 2017, tregoi se është beqare prej 15 muajsh.

Në kulmin e varësisë ndaj seksit, kur aplikacionet e takimeve nuk ishin ende të disponueshme, Belinda pranoi se dilte në klube 6 netë në javë me shpresën për të gjetur dikë për t’u lidhur. Në një interviste në emisionin radiofonik You’re a Grub Mate!, 37-vjeçarja tha se “nuk e kuptoi që kishte një problem derisa u shërua.”

Më pas shtoi: “Kur u shërova mendova se ishin disa trauma nga e kaluara ime që po më shkaktonin varësinë ndaj seksit. Sundoi jetën time, isha e varur.”

Belinda pranoi se janë mbi 700 meshkuj me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale.

Megjithatë, ajo tha se “nuk i vjen turp” nga numri i partnerëve seksualë që ka pasur dhe se “ende ka dëshirë të lartë seksuale”.

Belinda theksoi: “Unë do të bëj seks sërish, por me dikë me të cilin kam lidhje.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×