Gerhard Progni nuk do të jetë më pjesë e Gjilanit. 35-vjeçari u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit kosovar, në edicionin që sapo u mbyll duke realizuar plot 19 herë në 31 ndeshje.

Progni gjithashtu ishte dhe kapiteni i skuadrës, por mediat vendase raportuan ditën e sotme, se palët kanë mbyllur bashkëpunimin dhe futbollisti tropojan është në kërkim të një tjetër aventure.
Për Prognin ka shfaqur interes skuadra e Llapit po në Kosovë, me këtë të fundit që luajnë edhe në Conference League. Në Superiore, Progni ka një karrierë të pasur në klube si Partizani, Besa, Dinamo, Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu dhe Teuta.
Arena e Lajmit
Loading…
and then