“Ne mund të mundim çdo ekip”, Gjasula: Ashtu siç shkoi ndeshja, mendoj se është një rezultat…

Pas përfundimit të ndeshjes me Islandën, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, dha opinionin e tij për këtë sfidë në një intervistë për “Super Sport”.

bandicam 2022-06-06 23-19-48-799

“Luajtëm më të disiplinuar në pjesën e parë. Ishte një paraqitje e mirë. Me golin e Islandës u ngatërrua ndeshja. I bëmë dhe ata të fortë dhe mendoj se është rezultat i mirë kështu si ka ecur ndeshja.

Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. E humbëm 10 minutat e para të pjesës së dytë dhe nuk u kthye ashtu siç donim

Po të kishim sulmuar më shumë mund edhe ta humbnim ndeshjen. menduam të luanim më të sigurt dhe t’i shfrytëzonim vetëm rastet që na vinin.

Ne mund të mundim çdo ekip. Do të bëhet shumë e vështirë. Ne do të bëjmë maksimumin që të marrim ato pikë”, ishin fjalët e Gjasulës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×