“Sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja”! E bija publikon foton e rrallë krah Bujar Nishanit, rikthehet shumë vite pas

0 500 455f3cad0f88f3fe8c4b5594476a4a39

Vajza e ish-Presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, Fiona, ka publikuar ditën e djeshme një fotografi të rrallë me të atin.  Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një imazh nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime, ku Fiona, shumë e vogël, e përqafonte të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.

Pak ditë më parë, ajo kujtoi kohën kur i ati ishte president, me një foto ku kanë pozuar së bashku.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×