Rreshjet e dendura dhe stuhitë kanë pushtuar kryeqytetin e Austrisë, Vjenën, teksa sfida mes Austrisë dhe Danimarkës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, e planifikuar për të startuar në orën 20:45, është shtyrë momentalisht. Rreshjet dhe shtrëngatat, kanë krijuar një situatë të pazakontë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona të Vienës.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e Federatës Austriake të Futbollit ajo që ka njoftuar për shtyrjen e ndeshjes, duke treguar pikërisht dhe arsyet që pse në Vjenë nuk ka energji elektrike, çka ka bërë që ndeshja të shtyhet për momentin.Pritet një vendim i dytë, nëse ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, apo kjo gjë do të jetë e pamundur.
Arena e Lajmit
Loading…
and then