Skafi përplasi për vdekje fëmijën 5 vjeç para syve të prindërve, gomonia u pa duke bërë manovra të rrezikshme, zbardhet dëshmia e drejtuesit

66f5ba1b 024f 48bf 859c 01d4d479ace8

Detaje rrëqethëse vijnë nga ngjarja e rëndë ndodhur pak minuta më parë në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një skaf.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb dhe News24 se fëmija ndodhej me pushime me familje, dhe se në momentin e ngjarjes ndodhej në breg të detit në Potam, në një zonë aspak të rrezikshme.

Gomonia me dy motorë të fuqishëm është parë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka goditur fëmijën në sy të prindërve të tij.

Fëmija për shkak të  plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili është arrestuar, ka deklaruar se ka pasur një probleme teknik në skaf.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×