“Të gjithë bëjnë gjërat që dëshirojnë”/ Meghan Markle bën deklaratën e fortë për familjen mbretërore: Sipas tyre ne po prishnim…

meghan-1-2

Meghan Markle ka bërë sërish një deklaratë të fortë ndaj familjes mbretërore, duke thënë se ajo dhe Princi Harry ishin ‘të lumtur’ që u larguan nga Britania dhe shtoi se ata po ‘prishnin dinamikën e hierarkisë… vetëm duke ekzistuar’ përpara se të largoheshin nga mbretëria.

Dukesha e Sussex-it ka dhënë një intervistë bombë për ‘The Cut” – pjesë e revistës New York – në të cilën pretendoi se ajo që çifti kërkuan kur donin lirinë financiare nuk ishte një  ‘rishpikje’.

Në artikull thuhet se Harry tregoi se disa nga anëtarët e familjes mbretërore ‘nuk janë në gjendje të punojnë dhe të jetojnë së bashku’.

Meghan u shpreh se ka folur me një anëtar të kastit të Lion King nga Afrika e Jugut në Londër në vitin 2019, i cili i tha asaj: “Kur u martove në këtë familje, ne u gëzuam në rrugë njësoj si kur Mandela u lirua nga burgu”.

Intervista u publikua pasi u pretendua se Harry dhe Meghan nuk do të vizitojnë Mbretëreshën në Balmoral. Kur ata të vizituan Britaninë një javë më pas mes një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme sigurie, dhe vetëm disa ditë pasi Meghan përdori podcast-in e saj të ri Spotify për t’u ankuar se si duhej të vazhdonte angazhimet në një ‘Turne mbretëror në Afrikën e Jugut’ pas një zjarri në dhomën e gjumit të Archie.

Meghan tha se ajo dhe Princi Harry ishin ‘të lumtur’ që u larguan nga Britania dhe se sipas mbretërisë ata po ‘prishnin dinamikën e hierarkisë… vetëm duke ekzistuar’ përpara se të largoheshin dhe të transferoheshin në Amerikën e Veriut.

The Cut raportoi se 41-vjeçarja renditi disa princa, princesha dhe dukesha të cilët kanë gjërat që dëshirojnë, megjithëse asnjë prej këtyre anëtarëve mbretërorë nuk përmendet në artikull.

Dhe Meghan, duke folur me shkrimtaren me bazë në Nju Jork, Allison P Davis, tha: “Kjo, për çfarëdo arsye, nuk është diçka që ne na lejohej ta bënim, edhe pse disa anëtarë të tjerë të familjes bëjnë pikërisht atë gjë”.

Artikulli thotë se Harry dhe Meghan i sugjeruan ‘The Firm’ që ata të lejoheshin të punonin në emër të monarkisë, por të bënin paratë e tyre, me Dukeshën duke thënë: ‘Atëherë mbase e gjithë zhurma do të ndalonte’.

Ata gjithashtu menduan se ishte më mirë të largoheshin nga MB (dhe shtypi i Mbretërisë së Bashkuar) për ta bërë këtë. Ata ishin të gatshëm të shkonin në Kanada, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut, kudo.

”Gjithçka thjesht… sepse vetëm duke ekzistuar, ne po prishnim dinamikën e hierarkisë. Kështu ne vendosëm: ‘Mirë, le të ikim nga këtu. E lumtur për këtë,” thotë Meghan.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×