Balla takim me anëtarët e Parlamentit italian: Marrëdhënie të shkëlqyera mes institucioneve tona! Italia mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

187c8752 13ba 41c8 B029 8d840d808d91

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi.

Balla e vlerëson vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.

Gjithashtu gjatë takimit Balla ka diskutuar me palën italiane për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Statusi:

Kuvend📍Takim me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi. E vlerësova vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.

Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×