“T’i themi këtij autokrati se kohërat i ke të numëruara”, Berisha: Ta shndërrojmë protestën në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare

Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se protesta duhet të shndërrohet në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare.

Berisha tha se shoqëria duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe të ngrihet për t’i thënë kryeministrit Rama se kohërat i ke të numëruara.

“Kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri për të cilën në mënyrë absolute qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë ose ekzistojnë vetëm për të vjedhur. Këto përgjigje do i japë protesta nesër dhe në vazhdim. Entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme, le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri që ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por që duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe ‘ç’më duhet mua’, duhet të ngrihemi për t’i thënë këtij autokrati se kohërat i ke të numëruara”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×