VIDEOLAJM/ “Nëna 154”, kjo është gomonia e fuqishme që përplasi për vdekje fëmijën në plazhin e Potamit

Yjyh

Një tjetër tragjedi në brigjet e Jugut të Shqipërisë u regjistruar mesditën e sotme, teksa mjeti lundrues me drejtues oficerin e policisë Arjan Tase, i mori jetën në plazhin e poatamit një vajze 7 vjeçe.

Fëmija ndodhej në jug të vendit, pasi së bashku me familjen e saj me origjinë nga Tropoja kishin lënë Kanadanë, ku jetojnë për disa ditë pushimesh në vendlindje.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar për gomonen e fuqishme, helika e së cilës dyshohet se i solli goditjen vdekjeprurëse vogëlushes.

Mjeti lundrues i markës “Joker Boat” posedon dy motorë (2 x 300 hp) dhe është rreth 7 metra e gjatë. Sipas gazetarit Ernik Mehmeti gomonia mban emrin “Nëna 154”.

Ajo ndodhet akoma në bregun e detit ku ndodhi përplasja fatale, ndërsa policia është duke kryer ekspertizën dhe ka rrethuar zonën e plazhit, që tashmë është boshatisur nga pushuesit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×