Zjarret/ PD: Dora kriminale e guroreve dhe kanabisit po djeg pyjet, as Sulltan Murati nuk i bëri Krujës dëmin që po i bën Rama

75807e51 Ae93 4f30 Bde9 3c4bec455aec

Zjarret në malet e Krujës, Kasmi: Qëllimi i shfrytëzimit të masivit shkëmbor për ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e Rilindjes.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bledi Kasmi ka reaguar për zjarret në zonën e Krujës, ku sot janë shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe flakët vijojnë të avancojnë duke u përhapur me shpejtësi.

Sipas Kasmit oligarkët që zotërojnë guroret, por edhe grupet kriminale që kultivojnë kanabis në malësinë e Krujës janë shkaktarë të masakrës mjedisore që po shkaktohet, pasi kanë për qëllim shfrytëzimin e hapësirave boshe të tokës që lënë pas flakët.

DEKLARATA:

Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën. Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj.

Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone.

Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës.

Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm.

Është e njëjta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë. Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës.

Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes.

Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e  porositësve.

Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit.

Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjës dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve.

Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×